
Kuvendi ratifikoi pesë marrëveshje ndërkombëtare
Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar pesë marrëveshje ndërkombëtare, të cilat nuk kishte arritur t’i ratifikonte në të kaluarën për shkak të mungesës së kuorumit.
Marrëveshjet e ratifikuar janë ajo për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar, Marrëveshja për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan, Marrëveshja ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, Marrëveshja ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”, dhe Marrëveshja për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim. /Epoka e re/