Kuvendi ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare
Në seancën plenare të 10 prillit, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar katër marrëveshje ndërkombëtare në vlerë prej miliona eurosh. Mbi 80 vota ka marrë marrëveshja e kredisë mes Kosovës dhe Asociacionit Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës.
Po ashtu është ratifikuar edhe marrëveshja e kredisë mes Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, kjo marrëveshje është në vlerë prej 80 milionë eurosh.
Dritën jeshile e ka marrë edhe marrëveshja e kredisë mes Kosovës dhe Qeverisë gjermane për kredi në sektorin e energjisë dhe klimës. Ministri Murati ka thënë se kjo marrëveshje, po ashtu në vlerë prej 80 milionë eurosh, mbështet politikat dhe reformat në sektorin e energjisë.
Po ashtu është ratifikuar edhe marrëveshja e kredisë me Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0.
Murati ka thënë se marrëveshja është në kuadër të një projekti rajonal dhe është 35 milionë euro kredi dhe 12 milionë në formë të grantit.



