
Kuvendi shkon në pushim veror
12 gusht 2021
| 13:32
Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet në seancën e fundit të sesionit pranveror.
Pas përfundimit të seancës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se me seancën e sotme është mbyllur sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës dhe se Kuvendi shkon zyrtarisht në pushim deri në sesionin vjeshtor.
E ushtruesja e detyrës së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka falënderuar gjithë deputetët për pjesëmarrjen gjatë sesionit pranveror.