Kuvendi ta parandalojë iniciativën që rrezikon tërësinë territoriale

30 gusht 2018 | 23:59

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova, ka thënë se Kuvendi duhet ta thotë fjalën e fundit lidhur me idenë për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka deklaruar se deputetët më 4 shtator duhet ta miratojnë rezolutën për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Rugova ka theksuar se Kuvendi duhet të parandalojë çfarëdo iniciative që rrezikon sovranitetin dhe tërësinë territoriale të shtetit.

Ai ka shprehur optimizëm se rezoluta për këtë çështje do të mbështetet nga të gjitha partitë, edhe nga ato të pushtetit.

Rugova ka bërë me dije se opozita është në rrugën e duhur për t’i siguruar votat për rrëzimin e Qeverisë.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së premtes të gazetës “Epoka e re”).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
As Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në shtator do…