KV Drita me rikthim sensacional fiton Kupën

20 prill 2023 | 13:36

KV Drita ka ripërsëritur suksesin e vitit të kaluar në Kupën e Kosovës në volejboll, madje në rrethana identike, duke e mposhtur me përmbysje në një finale spektakolare në sallën “1 Tetori” skuadrën e Fer Volleyn.

Ishte reprizë e finales së kaluar të këtij kompeticioni, me Dritën që triumfoi me rezultat 3-2 (18:25 , 22:25 , 25:23 , 25:18 , 15:13), njëjtë si një vit më parë. Fer Volley po avanconte 2-0 pas dy seteve të parë, falë një performance të fortë dhe solide. Megjithatë, Drita arriti të ripërsërisë suksesin duke përmbysur rezultatin, me një paraqitje sensacionale në tre setet pasues. Kupën për “Intelektualet” e ndau presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci.

Nënkryetarja e FVK-së, Mimoza Shkodra Bislimi dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, ndanë medaljet për kampionet. Medaljet për vendin e dytë u ndanë nga anëtari i bordit, Gazmend Husaj dhe drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan, Kushtrim Zeqiri. Çmimin MVP, të cilin e fitoi Megi Bislimi, e ndau trajneri i Kombëtares U17 dhe legjenda e volejbollit, Donald Suxho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra do të shtojë ushtrinë private Wagner Group dhe agjencinë…