KV Ferizaj, kampion i Kosovës në volejboll

05 maj 2025 | 10:35

Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit në histori të klubit, pas një finaleje emocionuese ndaj Dritës.

Skuadra ferizajase triumfoi me rezultat 3:2 (22:25, 25:22, 22:25, 28:26, 10:15) në finalen e katërt të serisë, duke siguruar kështu fitoren e tretë dhe mbylljen e serisë së “play-off”-it.

Ferizaj këtë sezon realizoi një tripletë historike, duke fituar Kupën e Federatës, Kupën e Kosovës dhe tash edhe titullin e kampionit, në një vit të veçantë që përkon me 32-vjetorin e klubit.

Ceremonia e medaljeve ishte një moment i veçantë për KV Ferizaj.

Trofeun e kampionit e dorëzoi presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci, për kapitenin e Ferizajt, Durim Rexhepi. Ndërsa medaljet e arta u ndanë nga sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi dhe nënkryetari i FVK-së, Valon Xhafaj, si dhe deputetja Arbnora Salihu. Medaljet e argjendta për Dritën u ndanë nga anëtaret e bordit të FVK-së, Antigone Veseli e Halime Fetahu, përzgjedhësi i Kosovës Lorik Ilazi, Halime Fetahu, drejtori i sportit në Gjilan, Kushtrim Zeqiri dhe Burim Rahimaj, si përfaqësues i klubeve Feniks.

Me këtë maratonë emocionuese, përfundoi edhe edicionin 2024/25 në elitën e volejbollit të meshkujve. Federata e Volejbollit e Kosovës uron KV Ferizaj për titullin e kampionit dhe i përgëzon të gjithë lojtarët, stafin dhe tifozët për një sezon fantastik. FVK-ja e ka përgëzuar edhe Dritën për një finale të fortë dhe të denjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të njëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të…