Ky deputet mund t’ia sigurojë shumicën Vetëvendosjes

22 shkurt 2021 | 21:46

Edhe pse ende nuk janë certifikuar zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve nga KQZ-ja dhe ende nuk dihet se cilët nga kandidatët kanë arritur të fitojnë mandatin e deputetit, ish deputeti Elbert Krasniqi nga IRDK-ja ka njoftuar përmes profilit të tij në ‘Facebook’ se ka fituar sërish mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit të bërë nga vet Krasniqi, atëher gjasat janë që ai do t’i bashkohet grupit parlamentar të VV-së, gjë të cilën e kishte bërë edhe në legjislaturën e kaluar. Ky mund të jetë një lajm i mirë për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila po i numëron deputetët pasi mund t’i ketë vetëm 59 të tillë, por që me Krasniqin do t’i bëjnë 60. Elbert Krasniqi kishte bashkëpunim të mirë me VV-në edhe në legjislaturën e kaluar. Edhe në postimet e tij gjatë gjithë fushatës, Krasniqi ka shpërndarë fushatën e Albin Kurtit dhe slloganin e Vetëvendosjes #KrejtdheDrejt nënkupton dhe #BarazieDinjitet.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u shpreh i bindur se qeveria e tij do të ketë votat e mjaftueshme në Kuvend pa pasur nevojë për një koalicion paszgjedhor. Kurti ka thënë se mund të marrë vota nga deputetë jo-serbë si dhe nga ndonjë deputet tjetër opozitar.

Postimi i plotë i Krasniqit në “Facebook” një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve:

Të dashur anëtarë të IRDK-së, të dashur pjesëtar të komunitetit Egjiptian, të dashur qytetar të Republikes së Kosoves,

Nga rezultatet preliminare të zgjedhjeve, me mbi 91% të vendvotimeve të numeruara, IRDK do të vazhdoj të jetë pjesë e Parlamentit të Kosovës si parti #1 e komunitetit tonë.

Ju falëminderoj nga zemra të gjithë juve që na dhatë besimin që IRDK të jetë partia përfaqësuese në Parlamentin e Kosovës. Respekt për të gjithë pjesëtarët e komunitetit tonë dhe gjithe atyre që votuan partinë tjetër të komunitetit Egjiptian.

Ne po i presim rezultatet përfundimtare që të na shpallin zyrtarisht pjesë të Parlamentit të Kosovës.

Gjithashtu ne po presim një unitet brenda komunitetit në mënyrë që t’i bashkojmë idetë tona dhe të qëndrojmë së bashku para sfidave që na presin.

Faleminderit dhe Urime!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë në…