
Ky është 31-vjeçari që sulmoi gjinekologun Afrim Veliu
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm fizik dhe kanosje ndaj një gjinekologu në Prishtinë, në një rast që ka alarmuar edhe njësitë për trajtimin e mjeteve shpërthyese.
Burimet e Sinjalit konfirmojnë se bëhet fjalë për Burhan Mavriqin, 31-vjeçar nga Fushë Kosova, i cili dyshohet se më 25 maj 2025, së bashku me një bashkëpjesëmarrës tjetër ende të paidentifikuar, ka sulmuar fizikisht gjinekologun Afrim Veliu para ordinancës së tij private në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa rasti është duke u trajtuar si “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, në rrethana që mund të përshkallëzohen në hetim të zgjeruar për rrezikim të sigurisë publike.
Hetimet janë në vazhdim, ndërsa burimet e Sigurisë bëjnë me dije se është në kërkim edhe bashkëpjesëmarrësi i dytë.