Ky është 41-vjeçari që u gjet pa shenja jete në hyrje të një ndërtese në Gjakovë
Sot është raportuar për një rast të rëndë që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, në rrugën “Skënderbeu”, në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në hapësirat e një objekti banesor. Sinjali merr vesh se viktima është Hekuran Matoshi, i cili ishte i shtrirë në pushimoren e shkallëve të një ndërtese. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e 41-vjeçarit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e stacionit, hetimet rajonale, njësia e krim-teknikës si dhe stafi komandues i Policisë.
Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit dhe Prokurorit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Sipas zhvillimeve të fundit, më 29 prill 2026 rreth orës 00:30, ekipi i IML-së ka tërhequr trupin nga vendi i ngjarjes. Rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve.



