Ky është 41-vjeçari që u vra sonte në Hajvali

11 gusht 2025 | 23:27

Personi që u vra sonte në fshatin Hajvali të Prishtinës është 41-vjeçari Muhamet Matoshi, raporton Sinjali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku sipas informacioneve të para, viktima është qëlluar me armë zjarri dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia e Kosovës ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit po vazhdojnë.

Në lidhje me motivin e vrasjes ende nuk ka informacione zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati i Policisë së Kosovës i ka rekomanduar Policisë së…