Ky është 46-vjeçari nga Podujeva që vdiq në aksidentin e sotëm në Bullgari

25 maj 2021 | 22:31

Kosovari Vehbi Shabani nga fshati Shtedim i Podujevës është viktima që vdiq në aksidentin e sotëm në Bullgari.

I ngarkuari i përkohshëm me punë në ambasadën e Kosovës në Sofje, Delfin Pllana, ka njoftuar se në kombi-bus ishin edhe katër kosovarë të tjerë.

“Sot në ora 09:00 Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje është informuar nga autoritetet bullgare për vetaksidentin automobilistik me kombi-bus në të cilin ka humbur jetën shtetasi Kosovar Vehbi Shabani, 45 vjecar, nga fshati Shtedim i komunës së Podujevës. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Marica në hyrjen e dytë për në qytetin Harmanli, qytetar kufitar me Turqi, në rajonin e komunës Haskovo, ndërsa pjesëmarrës tjerë në këtë aksident automobilistik kanë qenë”.

Të lënduar janë: Hamdi Blaku, 47 vjeçar, aktualisht me vetëdije të plotë dhe i kthjellët në mendje; Gazmend Lepaja, 48 vjeçar, me lëndime të lehta në gjoks; Resmije Blakqori, 48 vjeçare, me lëndime të lehta në gjoks dhe stomak Fahri Blakqori, 43 vjeçar, me lëndime të lehta.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për arsye teknike, ku njëra prej gomave të prapme të automjetit ka lëvizur nga vendi.

Të gjithë të lënduarit aktualisht janë duke u trajtuar në spitalin e qytetit Haskovo, MBAL – Haskovo AD.

“Ambasada është angazhuar menjëherë ku në vendin e ngjarjes kanë shkuar diplomatët Mustafë Avdiu, këshilltar dhe Bekim Misini, sekretar i dytë. Po ashtu, ARKSS është angazhuar në lehtësimin e pajisjes me viza humanitare për familjarët e viktimës, z.Shemsi Shabani dhe z.Shaban Shabani, si dhe për familjarët e të të lënduarve, Bahri Blaku, z.Lulzim Blakçori dhe Menduh Blakçori, të cilët sot menjëherë janë pajisur me viza për qëllime humanitare. Në ndërkohë është kontaktuar edhe kompania për bartjen e viktimës e cila pas aprovimit nga familjarët do të angazhohet menjëherë për bartjen e kufomës në Kosovë”.

Pllana ka thënë se ambasada është e angazhuar në maksimum për ofrim të asistencës së domosdoshme dhe të nevojshme për tejkalimin e kësaj situate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy makina, të cilat ishin të parkuara, në Torpignattara në…