Ky është Arben Halimi nga fshati Baks i Skenderaj që humbi jetën në vetaksidentin në Mazgit

15 dhjetor 2025 | 18:47

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në segmentin afër autostradës, në Mazgit, ku u rrokullis një kamion. Burimet e rajoni.org kanë pohuar se personi që humbi jetën është, Arben Halimi nga fshati Baks i Komunës së Skenderajt. Lajmin e kanë publikuar edhe miqtë e të ndjerit në rrjetin social “facebook”.

Lajmin e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

“Sot, rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit–Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident është përfshirë një mjet i rëndë – kamion, i cili është rrokullisur”, ka deklaruar Kelani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori Jeton Zogjani ka folur në emisionin “Kosova Live” pas…