Ky është asistimi i ‘çmendur’ nga Modriq (video)

13 prill 2022 | 11:24

Real Madrid u kualifikua në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi mposhti me rezultat të përgjithshëm 5-4 skuadrën e Chelseat.

Por ai që tashmë ka mahnitur të gjithë është Luka Modriq, i cili pavarësisht moshës së tij ka akoma për të dhënë nga “magjitë” e tij. Kroati ka në këmbë topin ajo që dhuron ai është vetëm “magji” dhe i tillë ishte edhe në ndeshjen e mbrëmshme, ku Modriq jep një asistim të jashtëzakonshëm me pjesën e jashtme të këmbës për Rodrygos.

Ky asistim i yllit kroat ka lënë pa fjalë të gjithë dhe tashmë rrjetet sociale janë pushtuar me fjalë dhe elozhe për veteranin e “Los Blancos”. “Pasim i jashtëzakonshëm”, “Kthesa e Real Madridit”, “Magjia e Modriqit”, ishin vetëm disa nga komentet e këtij super-asistimi.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard…