Ky është burri me më së shumti fëmijë në botë?

10 maj 2025 | 20:06

Në përpjekjen e tij për të “rritur popullsinë e planetit”, në frymën e deklaratave të Elon Musk, një 54-vjeçar britanik ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare me një pohim kontrovers. Rob Albon pretendon se ka bërë 190 fëmijë duke dhuruar spermën e tij “natyrshëm”.

Që prej zhvendosjes nga SHBA në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020, Albon pohon se është bërë baba i rreth 40 fëmijëve të tjerë. Pjesa më e madhe e fëmijëve të tij ndodhen në Amerikë ose Argjentinë, vende ku ai më parë punonte si përkthyes.

Megjithatë, praktika e tij ka pasur edhe pasoja personale. Ai është distancuar nga dy fëmijët që pati gjatë martesës 30-vjeçare me ish-bashkëshorten.

Reagime ligjore dhe përballje me drejtësinë

Emri i Albon u bë publik në shkurt nga një vendim i një gjyqtari në Uells, i cili paralajmëroi gratë për rrezikun e kësaj praktike të pazakontë dhe të pasigurt. Me pseudonimin “Joe Donor”, Albon kërkonte 133 dollarë për çdo “seancë”, plus shpenzimet.

Ai shtoi se ky vendim gjyqësor, në vend që ta ndalonte, vetëm sa i rriti famën: Ai tha se e bëri për të mbrojtur gratë nga unë, por në fakt më ekspozoi ndaj më shumë grave që kërkonin ndihmën time, shkruan Top Channel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
𝐊𝐮𝐫 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢 𝐭𝐡𝐲𝐞𝐧 𝐛𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞̈𝐬. Klubi nga bastioni i…