Ky është çmimi tavan i sotëm për derivate në Kosovë

24 prill 2026 | 10:45

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për datën 24 prill 2026.

Sipas vendimit, i cili hyn në fuqi nga ora 10:00, çmimet janë:

  • Nafta (dizel): 1.63 euro për litër
  • Benzina: 1.40 euro për litër
  • Gasi: 0.87 euro për litër

MINTI ka bërë të ditur se këto janë çmime tavan dhe asnjë pikë shitjeje nuk lejohet të tejkalojë këto vlera. Masa, sipas ministrisë, synon mbrojtjen e konsumatorëve nga luhatjet në tregun e karburanteve.

Qytetarët janë inkurajuar të raportojnë çdo shkelje të mundshme në numrin 0800 11000 ose në email-in: [email protected].

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës po mban homazhe përkujtimore në nderim të…