Ky është grabitësi argjendarisë në Suharekë i vrarë sot në Prishtinë nga policia

30 nëntor 2023 | 16:09

Policia e Kosovës sot është përballur me hajnat e argjendarisë në Suharekë.

Kjo pas një aksioni për kapjen e tyre, i cili u zhvillua në shtatë lokacione.

Gjatë një përballje me të dyshuarit, është plagosur një polic, si edhe është vrarë një nga grabitësit.

I vrari në këtë operacion është Dukagjin Gashi, fotografia e të cilit tanimë veç po qarkullon në rrjete sociale.

Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe disa persona të tjerë, teksa një është ende në arrati.

Mësohet se në duart e policisë nuk ka rënë ende Korab Gashi, që është vëlla me të vrarin.

“Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor. Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor”, tha policia në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grabitja e armatosur në argjendarinë “Diakos” që tronditi javën e…