
Ky është i arrestuari për spiunazh – mbante pozitën e zv/komandantit dhe shef i operativës në Policinë e Kosovës
Zyrtari i lartë i Policisë së Kosovës, i cili është arrestuar më 17 korrik 2025 në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, nën dyshimet serioze për përfshirje në veprimtari spiunazhi është Bojan Jevtić, zyrtar policor me gradë të lartë, që mbante njëkohësisht pozitën e zëvendëskomandantit dhe shefit të operativës në një prej strukturave të policisë në pjesën veriore të Kosovës.
Sipas burimeve të Sinjalit, Jevtić ka qenë nën hetim dhe vëzhgim prej një kohe të gjatë, për shkak të dyshimeve të bazuara për bashkëpunim me struktura të Serbisë dhe rrjedhje të informatave të ndjeshme me karakter të sigurisë kombëtare.
Arrestimi i tij është bërë nga IPK, ndërsa operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me agjenci të tjera të sigurisë dhe nën autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Pas arrestimit, autoritetet kanë ndërmarrë bastisje në lokacionet e tij personale dhe zyrtare, ku janë sekuestruar pajisje elektronike, dokumente dhe të dhëna të cilat dyshohet se janë përdorur për aktivitetin e tij të dyshuar kriminal.
Rasti ka alarmuar strukturat e sigurisë dhe pritet të ketë edhe arrestime të tjera për natyrës së veprës penale.