Ky është i arrestuari për vrasjen e sotme në Vushtrri

29 tetor 2023 | 19:17

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vrasjen e sotme dhe plagosjen e dy personave në Vushtrri.

Vrasja u konfirmua se ka ndodhur rreth orës 15:50 nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 15:50 është raportuar se në kryqzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jeten një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur. Lidhur me rastin janë arretuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore.”, tha Zahiti për “Mitropol”.

Veriu.info ka raportuar ekskluzivisht për identitetin e viktimës, ku siç mësohet i vrari është Fatos Zenuni.

Gjersa burime ekskluzive të “Mitropol” bëjnë të ditur se një nga dy personat e arrestuar për rastin quhet Jeton Sinani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau shprehu pikëllimin e tij për…