Ky është i dyshuari që u prangos për sulm në veri

29 qershor 2025 | 21:49

Sinjali ka siguruar identitetin e të dyshuarit që u përfshi në një përplasje fizike në Mitrovicën e Veriut, e cila përfundoi me ndërhyrje të policisë dhe ndalim të një personi.

I dyshuari është Mustafë Cerani, 22-vjeçarë, i cili sipas burimeve të sigurta u konfliktua me Stefan Veljkoviqin, 34-vjeçar në rrugën “Serdara Janka Vukotica”, në lagjen Kodra e Minatorëve.

Pas përleshjes, të dy janë dërguar fillimisht në Stacionin Policor, pastaj në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku kanë marrë trajtim mjekësor për lëndime trupore.

Prokurori i Shtetit ka cilësuar rastin si “Lëndim i lehtë trupor” dhe ka urdhëruar që Mustafë C. të mbahet në ndalim për 48 orë, ndërsa rasti është në fazë hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës…