
Ky është i ekstraduari nga Austria në Kosovë
18 korrik 2025
| 13:00
Një person i dënuar për vepra penale është ekstraduar nga Austria në Kosovë, dhe është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali. Bëhet me dije se më 18 korrik 2025, rreth orës 00:30, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njësitet e Policisë së Kosovës kanë realizuar pranimin dhe dorëzimin e personit Besnik (Sami) Gubetini, 28 vjeçar, i cili ishte ekstraduar nga Austria në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për zbatimin e urdhër-arresteve.
I njëjti ishte i shpallur në kërkim në bazë të dy urdhëresave të lëshuara nga Gjykatat në Kosovë, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, për të cilën është dënuar me një vit e gjysmë burgim efektiv (1.6 vite).