
Ky është i paraburgosuri që dyshohet se bëri vetëvrasje në Burgun e Hajvalisë
08 shtator 2025
| 23:27
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Burgun e Hajvalisë, ku një i paraburgosur dyshohet se i ka dhënë fund jetës. Bëhet fjalë për Lulzim Selmanin, i cili vetëm pak javë më parë ishte arrestuar për kanosje ndaj një 22-vjeçari nga Lipjani.
Selmani e kishte kërcënuar vazhdimisht përmes Messenger-it dhe kishte postuar fotografi të tij dhe babait në Facebook me fyerje dhe shpifje. Pas denoncimit, më 12 korrik ai u ndalua në Aeroportin “Adem Jashari” dhe, me urdhër të prokurorit, u dërgua fillimisht në ndalim, e më pas me vendim të gjykatës në paraburgim.
Burimet konfirmojnë se pikërisht ai është i paraburgosuri që sonte dyshohet se i dha fund jetës në Burgun e Hajvalisë (Sinjali).