Ky është i riu nga Skenderaj që vdiq tragjikisht në Austri

17 mars 2026 | 21:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vienë, ku një qytetar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës.

Viktima është identifikuar si Pajtim Bajrami, nga fshati Klinë e Poshtme e Skenderajt. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se përveç Bajramit, jetën e kanë humbur edhe tre shqiptarë të tjerë nga Kosova në këtë ngjarje tragjike.

Rrethanat e plota të rastit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që autoritetet përkatëse në Austri të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka…