Ky është i riu që vdiq në Prizren, djali i i pronarit të firmës “EURO-BAN COLOR”

07 janar 2026 | 23:06

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ukshin Hoti”, përballë restorantit “Oferta”.

Sinjali mëson se i vdekur ka mbetur Faruk Taç, djali i pronarit të firmës “EURO-BAN COLOR”, dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Njësitë policore, së bashku me shefin e ndërrimit, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e të riut.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit, hetimet rajonale si dhe njësitë e tjera relevante, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.

Lajmi është konfirmuar nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Sot me datën 07.01.2026, rreth orës 12:40, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ukshin Hoti”, në lagjen Arbana në Prizren, një person dyshohet se nuk ka shenja jete. Menjëherë, patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e emergjencës”.

“Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit. Viktima është identifikuar si F.Th., mashkull, rreth 36 vjeçar, nga Mamusha”.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike mbeten nën hetim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar qytetarët…