Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit – jashtë rrezikut për jetë

23 mars 2026 | 21:35

Inspektori i Inspektoratit Policor të Kosovës, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën pak më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë është Arsim Beqiri, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje verbale mes tij dhe një personi tjetër, lidhur me çështjen e vendosjes së kamerave në një lokal afarist. Situata dyshohet se ka eskaluar me shpejtësi, duke përfunduar me përdorim të armës së zjarrit.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, në momentin kur Beqiri ka tentuar të çojë dorën drejt çantes ku dyshohet se ndodhej arma e tij zyrtare, është qëlluar nga i dyshuari.

Si pasojë, ai ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa sipas burimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime intensive për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur pak…