Ky është ish-ministri shqiptar i arrestuar dhe kryetari i Gjykatës në Graçanicë
Një operacion antikorrupsion që ka ndodhur pasditen e sotme është shoqëruar me arrestimet e disa zyrtarëve të lartë. Njëri nga të arrestuarit është kryetari i degës së Gjykatës së Graçanicës, Jovica Mitroviq.
Poashtu merret vesh se i arrestuari tjeter në këtë rast është ish ministri i Tregtisë, Fadil Ismajli.
Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M.; zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D.; ekspertin e gjykatës Sh. T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtarin e ATK-së, G.L.; si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I.
Sipas dyshimeve, personat e lartpërmendur kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës.



