Ky është kabineti qeverisës i Agim Aliut në Ferizaj
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka përzgjedhur kabinetin e tij qeverisës. Sipas tij, në këtë përbërje ka ekspertë të fushave të ndryshme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Aliu përmes një njoftimi për media.

Njoftimi i plotë i Agim Aliut:
Të dashur ferizajas,
Pas betimit në krye të Komunës së Ferizajt dhe në kuadër të konsolidimit të qeverisjes lokale për mandatin e ri 2025–2029, energjiplotë për ta nisur sa më shpejt punën për Ferizajn e Gjeneratës Tjetër, sot kam marrë vendim për emërimin e anëtarëve të Kabinetit Qeverisës të Komunës së Ferizajt, me këtë përbërje:
1. Nënkryetar i Komunës së Ferizajt – z. Lulzim Aliu, Inxhinier i Diplomuar i Elektroteknikës.
2. Drejtore e Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit – znj. Festina Sadiku Hyseni, Master i Shkencave në Hartografi.
3. Drejtor i Drejtorisë së Arsimit – z. Afrim Llabjani, Pedagog.
4. Drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – z. Gazmend Bytyçi, Bachelor në Shkenca Politike dhe Administratë Publike.
5. Drejtore e Drejtorisë së Financave – znj. Sebahate Sadiku, Ekonomiste e Diplomuar.
6. Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Dr. Kemajl Emini, Neonatolog.
7. Drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit – z. Balton Dërguti, Master i Menaxhimit dhe Inovacionit në Turizëm.
8. Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës – z. Meriton Hajdini, Inxhinier i Ndërtimtarisë.
9. Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë – z. Alberton Sahiti – Ekonomist i Diplomuar.
10. Drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit – z. Arbër Bytyqi, Inxhinier i Elektroteknikës.
11. Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë – Dr. Burim Bajrami, Doktor i Mjekësisë Veterinare.
12. Drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme – z. Selim Marevci, Politolog.
Kurse në Kabinetin tim, kam emëruar:
1. Shef i Kabinetit të Kryetarit të Komunës – z. Albion Sherifi, Jurist i Diplomuar.
2. Zëdhënëse e Komunës së Ferizajt – znj. Jerina Rexhepi.
Na priftë e mbara!



