Ky është kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës që zëvendëson Selim Pacollin

28 gusht 2021 | 10:16

Dje kandidati për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, njoftoi se nuk do të kandidojë për kryetar të PrishtinëS pasi diçka e tillë nuk i lejohet nga KQZ-ja për shkak të vonesës në deklarimin e pasurisë.

Aleanca Kosova e Re tashmë ka marrë vendim edhe për kandidatin që do ta zëvendësojë zotin Pacollin në zgjedhjet e 17 shkurtit.

Ai do të jetë Gëzim Mehmeti, drejtor i Infrastrukturës në komunën e Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.

“Kandidat nga AKR-ja për kryetar të Prishtinës do të jetë, Gëzim Mehmeti”

Tutje Makolli ka komentuar edhe vendimin në lidhje me moslejimin e kandidimit të Pacollit për kryetar të Prishtinës.

“Zotit Pacolli i është hequr emri pa ndonjë argument shumë të madh, ka qenë një dënim i ulët, moslajmërimi i pasurisë në kohë, por dejuro tashmë është larguar” tha Makolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ole Gunnar Solskjaer tashmë e ka 11-shen që ka ëndërruar…