Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Besianës

16 shkurt 2020 | 18:25

Strukturat e LDK-së në Besianë kanë nominuar me unanimitet të plotë kandidat për kryetar të komunës së Besianës, Nexhmi Rudarin.

“Ky nder për mua është një përgjegjësi e madhe, andaj zotohem se do ta vë në funksion të LDK-së gjithë potencialin tim, për të punuar e angazhuar që të vazhdojmë traditën e fitoreve të LDK-së në Podujevë”, ka shkruar Rudari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se: “Kjo është një sfidë që kërkon angazhim të madh dhe unë jam i gatshëm për të, gjithmonë duke llogaritur në mbështetjen e secilit prej jush, ju që me mund e me sakrificë e mbajtët LDK-në e Llapit kala të pamposhtur. Ashtu do të jetë edhe më 15 mars”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Drejtësisë dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Abelard…