Ky është kushti i Vuçiqit ndaj BE-së për marrëveshjen me Kosovën

13 shtator 21:12

Nëse arrijmë ndonjëherë ndonjë marrëveshje me Prishtinën, Serbisë duhet t’i jepet garanci e qartë se do të bëhet shtet anëtar i BE-së në vitin 2025. Kështu ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
“Nëse arrijmë ndonjëherë marrëveshje, Serbisë do t’i duhej një garanci e qartë që do të bëhet anëtare e BE-së më 2025”, ka thënë Vuçiq në intervistën për agjencinë britanike të lajmeve, Reuters.

Sipas agjencisë, Kosova dhe Serbia janë të përkushtuar në dialog, të nisur në 2013, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për të arritur marrëveshje për të normalizuar raportet, transmeton lajmi.net.

Mirëpo Vuçiq thotë se duhet kohë, e kjo mund të marr deri në 10 vjet që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë marrëveshje për shkak të dallimeve të shumta mes vendeve.

I pyetur se a ekziston mundësia që marrëveshja për demarkacionin është shtruar në tryezë, Vuçiq ka thënë se ende asgjë nuk ka zyrtare dhe nuk është në tavolinën e diskutimeve, por ajo mund të diskutohet.

Ai thotë se tani janë më shumë të përkushtuar të arrihet zbatimi i marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani, e më pas të arrihet edhe marrëveshja përfundimtare.

Kosova dhe Serbia kanë hyrë në fazën e fundit të dialogut, ani pse javën e kaluar në Bruksel presidentet, i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk u takuan së bashku, por vetëm me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Takimi i radhës pritet të vendosët në fund të këtij muaji, kështu është bërë e ditur nga BE-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore e Prishtinës ende nuk e ka caktuar seancën…