Ky është kuzhinieri 34- vjeçar që u vra nga picieri në Tiranë
28 tetor 2025
| 19:46
Personi në foton e mëposhtme është 34-vjeçari Indrit Ismailllari, i cili u vra me thikë pasditen e sotme në Tiranë nga kolegu i tij, Filip Shehu, 41 vjeç.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 në lokalin “City Lounge” në zonën e Komunës së Parisit, ku viktima punonte si kuzhinier, ndërsa autori si picier.
34-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.




