
Ky është mesazhi i ambasadorit italian, para votimit për zgjedhjen e presidentit
03 prill 2021
| 18:22
Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se kjo është koha që të gjitha partitë dhe deputetët të veprojnë me përgjegjësi, të vendosin interesin e vendit para gjithçkaje, duke marrë pjesë në proces.
“Rrugës për në Kuvend për zgjedhjet presidenciale. Siç kam thënë më parë, kjo është koha që të gjitha partitë dhe deputetët të veprojnë me përgjegjësi, të vendosin interesin e vendit para gjithçkaje, duke marrë pjesë në proces. Bojkotimi nuk do t’i sjellë dobi askujt. Suksese #Kosovë!”, ka shkruar ai.