Ky është nipi i Edmond Hoxhës, toger i FSK-së

13 dhjetor 2018 | 23:15

Tranfsormimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës i janë gëzuar shqiptarët gjithandej.

Por, më së shumti këtij procesi sigurisht që i janë gëzuar ata që shërbejnë brenda këtij institucioni, ata që në të ardhmen do të shërbejnë kudo në botë për paqe e stabilitet.

Drilon Rama, është oficer i FSK-së tash e sa vite, i njëjti padyshim që po i gëzohet evoluimit në Ushtri.

Duhet të përmendim faktin se Driloni është nipi i dëshmorit Edmond Hoxha nga Juniku, i cili dha jetën e tij së bashku me Zahir Pajazitin e Hakif Zejnullahun, për lirinë që ne sot e gëzojmë.

I njëjti ka përfunduar me shumë sukses edhe Akademinë Ushtarake, gjë e cila tregon edhe më shumë për përgatitjet e tij profesionale, raporon Indeksonline.

29 vjeçari, është mëse i gatshëm të jap kontributin e tij gjithandej ku ka trazira, derisa krahas tij do të jenë edhe 8 mijë ushtarë të tjerë! 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK),  njofton se nesër do të…