Ky është numri i personave aktiv me Covid-19 në Kosovë

30 qershor 2020 | 00:28

Në Kosovë të hënën janë raportuar edhe 122 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2 mijë e 799.

Ndërsa, aktualisht në Kosovë janë të shëruar 1 mijë e 506 persona, derisa 49 të tjerë kanë humbur jetën.

Sipas këtyre statistikave, aktualisht janë edhe 1 mijë 244 raste aktive me koronavirus.

Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë vatra më e madhe në nivel vendi me COVID-19. Vetëm sot në këtë komunë sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së janë konfirmuar edhe 41 raste të reja, duke çuar kështu totalin në 625.

Aktualisht në këtë komunë janë 472 raste aktive me koronavirus, të shëruar 149 dhe 4 të vdekur. Ndërkohë, sot më 29 qershor 2020, janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.506 raste.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
India dhe Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer masat kufizuese në…