
Ky është numri i qytetarëve të vaksinuar kundër Covidit gjatë 24 orëve të fundit
15 korrik 2021
| 15:23
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër Covidit 11 mijë e 513 qytetarë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.513 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 293 693 doza të vaksinës. Deri më sot 78 298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.