Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

24 janar 2022 | 15:07

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 19 mijë e 519 raste aktive me Covid.

Sipas kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona nga Covidi dhe janë paraqitur 2 mijë e 243 raste të reja me Covid.

“Nga 8 416 testime, 2 243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.  Sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161 170. Në total numri i rasteve aktive është 19 519”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…