
Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 481 raste aktive me Covid.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 26 persona.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.555 doza të vaksinës. Deri më sot 821.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 1.344 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.242. Në total numri i rasteve aktive është 481”, ka njoftuar MSh-ja.