Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

15 maj 2022 | 12:24

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 328 raste aktive me Covid.

Kjo ministri ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 27 persona.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 31 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.810 doza të vaksinës. Deri më sot 822.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.338 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 593 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 27 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.767. Në total numri i rasteve aktive është 328”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar pasi Ukraina fitoi Eurovisionin. Ndonëse…