Ky është numri i të shëruarave dhe të vaksinuarve gjatë 24 orëve të fundit

10 shkurt 2022 | 15:01

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shëruar 2 mijë e 370 persona dhe janë dhënë 1 mijë e 355 doza të vaksinës kundër Covid-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 797 661 doza të vaksinës. Deri më sot 809 613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 91.372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 4 132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 4 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 2 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201 015. Në total numri i rasteve aktive është 16 849”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…