
Ky është numri i të vaksinuarve kundër Covidit në Kosovë
04 korrik 2021
| 15:03
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër Covidit mbi 1 100 qytetarë.
Ndërsa numri i përgjithshëm i të vaksinuarve sipas MSh-së ka shkuar në 205 mijë e 884.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 110 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 205 884 doza të vaksinës. Deri më sot 49 207 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.