
Ky është parashikimi i motit për nesër
21 maj 2025
| 23:30
Të enjten parashikohet që në orët e para të 24-orëshit e deri në mëngjes, të ketë herë pas here rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë ndonjë rrebeshe të izoluar në zona të caktuara.
Era do të fryjë jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 17-54 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 24°C.