Ky është personi që u kap me 200 kg drogë në Prishtinë

29 tetor 2025 | 22:27

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar një person nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas Sinjalit bëhet fjalë për Sylejman Jusufin.

Sipas njoftimit të publikuar, “i dyshuari S.J., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në kamionin që e po drejtonte i është gjetur dhe sekustruar një sasi e subsatance narkotike, që dyshohet të jetë mbi 200 kg”.

“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.

S.J., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës ritheksojnë angazhimin e tyre të vazhdueshëm në luftimin e kësaj dukurie, përmes ndjekjes penale të të gjithë kryesve të mundshëm të veprave penale”, përfundon njoftimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa…