
Ky është personi që u rrëzua nga teleferiku në Brezovicë
Sot është rrëzuar teksa ishte në teleferik në Brezovicë një ri nga Fushë-Kosova.
Rasti në fjalë u konfirmua nga Policia e Kosovës, duke theksuar se ai pësoi lëndime trupore.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi i cili u rrëzua nga teleferiku në Brezovicë është Durim Rrustemi i lindur në vitin 1991.
I njëjti është nga komuna e Fushë-Kosovës dhe është jashtë rrezikut, duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt.
Por ajo çfarë duhet të theksohet është fakti se problemi nuk qëndroi tek teleferiku sa i përket rrëzimit të tij, por të paqëndrueshmëria siç duhet e tij.
I lënduari në këtë rast nuk pati përgatitje profesionale duke ndikuar kështu që ai të rrëzohet dhe të pësoi lëndime.
Numër i madh i vizitorëve është edhe këtë sezon në Brezovicë, duke shijuar vendin më të bukur turistik të Kosovës.