Ky është personi që u vra nga vëllai në Bokshiq të Klinës

21 mars 2026 | 18:11

Mediat lokale në Pejë raportojnë se personi që ka mbetur i vrarë sot në fshatin Bokshiq të Klinës është Faruk Jusufi.

Ai dyshohet se është qëlluar me armë nga i vëllai, pas një fjalosjeje që kanë pasur. “Klina.info” ka publikuar edhe fotografinë e viktimës.

Rastin e vrasjes e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil…