Ky është personi që vdiq në Drenas si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit

01 nëntor 2025 | 17:47

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Fushiticë të Drenasit, ku një burrë ka humbur jetën pasi është plagosur në rrethana ende të paqarta.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Insajderin se policia është njoftuar për rastin rreth orës 13:30.

“Rreth orës 13:30, policia është njoftuar për një burrë të plagosur në fshatin Fushiticë të Drenasit. I njëjti është dërguar menjëherë në QKMF-në e Komoranit, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja”, ka deklaruar Ahmeti.

Forcat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në bashkërendim me prokurorin e rastit, po zhvillojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje.

Merret vesh se viktima me incialet R.SH. kishte ardhur nga Suedia në Kosovë për pushime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e kaluar, punishtja e urës së re të këmbësorëve…