Ky është polici më i kërkuar në rrjetet sociale, “çmendi” vajzat pasi u shfaq në arrestime e djeshme në Ministri

19 gusht 2023 | 10:23

Policia e Kosovës sot në orët e mëngjesit ka kryer bastisjet në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë duke arrestuar dy zyrtarë të kësaj ministrie dhe një biznesmen.

Por për disa persona duket se më shumë vëmendje se vet aksioni policor, pati njëri polic.

Vajza e gra, u ndalën për të komentuar në foton e një prej policëve të përfshirë në aksion.

Jehona e policit mbërriti deri në Shqipëri, ku faqja një faqe e njohur satirike në Facebook i kushtoi disa postime, në kërkim të identitetit të tij.

Tutje, edhe emisioni i showbizit në Klan Kosova, i kushtoi vëmendje policit që tashmë u bë i famshëm.

Polici kosovar që tërhoqi aq shumë vëmendje me pamjen e tij, quhet Florian Musa.

Ai operon në Prishtinë, teksa së fundmi ka ndryshuar njësitin ku shërben brenda Policisë së Kosovës.

Emri i tij tashmë u bë i njohur në rrjetet sociale dhe rezulton të jetë emri më i kërkuar i ditës së djeshme në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thirrja e radhës për investime në efiçiencë të energjisë, është…