Ky është polici që humbi bashkëshorten në rrethana tragjike
21 shkurt 2026
| 10:02
Një ngjarje tejet tragjike ka ndodhur kur gruaja e tij është plagosur me armën zyrtare. Burime të sigurta bëjnë të ditur për Sinjalin se viktima ishte dërguar fillimisht në spital për trajtim.
Sipas informatave fillestare, gruaja u qëllua me armën e shërbimit të bashkëshortit të saj, Valdrin Shoshit, dhe rrethanat e ngjarjes po hetohen intensivisht nga organet kompetente.
Rasti po trajtohet si incident i rëndë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht se si ka ndodhur kjo tragjedi familjare.



