
Ky është polici që u vra aksidentalisht në Prishtinë
19 shkurt 2022
| 09:03
Mbrëmja e 18 shkurtit ka qenë tragjike për një polic të Kosovës. Ai aksidentalisht ka humbur jetën.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Lirim Haxholli, 24-vjeçar.
Dyshimet e para janë se vrasja aksidentale ka ndodhur në fshatin Zllatar të Prishtinës.
Burimet kanë dhënë detaje të reja nga ky rast. Bëhet e ditur se Lirimi u vra aksidentalisht nga kolegu i tij derisa ishin duke festuar.