
“Ky është qyteti im i vetëm” – Uran Ismaili thotë se premtoi projekte të realizueshme: “Nuk e mashtroj qytetarin”
Uran Ismaili, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, është i ftuar në Pressing në T7, ku është duke folur për problemet e kryeqytetit.
Ai ka thënë se nuk ka projekt më të madh se më i zgjidh problemet e Prishtinës.
‘’Edhe ti me mëndu me veten me reflektu me thanë, paramendo sa e sa njeri ka ardh ktu kandidat e që është bë kryetar dhe nuk u kanë në gjendje me ia’u plotësu një çerdhe. Sepse fare nuk kanë dhanë llogari, dhe e dyta kanë ardh me premtime që nuk kanë lidhje me bazën e qytetit, kanë dhanë premtime të mëdha, ‘’jemi duke u marrë me punë të mëdha, nuk po mujna këto çerdhe s’po mujna’’. Janë të vogla për ty, janë të vogla për ty, por janë shumë të rëndësishme për mu. Gjysma e Prishtinës është pa pritore. Nuk ka projekt ma të madh se me i zgjidh problemet e Prishtinës. Unë jam veç për punë të tyre, nuk jam për qefe të mija. Pse po premtoni diçka që as s’keni mujt kërkush me fillu. Unë jam në brengat e qytetarëve. Unë e kaloj një jetë çfare e kalon qytetari i Prishtinës. Kam thanë që unë prapë kam me jetu këtu, unë s’mund me dalë në fund të mandatit, i kam përfunduar vjet me pi kafe thu s’u bë asgjo. Unë s’muj. E dyta nuk kam dashtë me mashtru qytetin tem”, ka thënë ai.