Ky është rezultati i zgjedhjeve në Francë, Macron e Le Pen shkojnë në raundin e dytë

10 prill 2022 | 20:34

Ka përfunduar rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, në ora 20:00. Vetëm një minut më pas u publikuan edhe rezultatet e projeksioneve të para për fituesit.

France24, ka raportuar se presidenti aktual Emmanuel Macron i ka fituar zgjedhjet e rundit të parë me 28.1 për qind të votave, ndërkohë që kandidatja tjetër për presidente e krahut të djathtë Marine Le Pen ka marrë 23.3 për qind të votave.

Sipas këtij rezultati, Macron e Le Pen do të dalin edhe një herë në zgjedhje me 24 prill, për betejën përfundimtare.

Mediat ndërkombëtarë sot kanë shkruarse kandidatja Marine Le Pen ishte duke lëkundur seriozisht gjasat e presidentit aktual Emmanuel Macron për t’u rizgjedhur. Mbetet për t’u parë në rundin e dytë nëse Macron do të arrijë ta ruajë epërsinë.

Në këto zgjedhje kanë votuar 48.7 milionë francezë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analistja Donika Kadaj ka thënë se është rreshtuar në krah…