Ky është serbi që u plagos nga xhandarmeria serbe, avokati fajëson Vuçiqin: A menduat se kjo do të fshihej?
Avokati e quajti përgjegjës Vuçiqin, të cilin e pyeti se a u qëllua Vukashinoviq për vdekje të shtunën në fshatin Jelacke në Leposaviq.“Meqenëse përgjegjësit po heshtin, duhet të parashtroj disa pyetje për A. Vuçiqin, B. Gashiqin dhe drejtorin e VBA-së, Gjuro Jovaniq: A është qëlluar për vdekje të shtunën rreth orës 16:00 në fshatin Jelakce/Leposaviq MILAN VUKASHINOVIQ (1986), të cilit po i luftojnë për jetën në Qendrën Klinike të Nishit?”, pyeti ai.
“A iu është hequr Milanit në Qendrën Klinike të Nishit veshka e majtë dhe cipëza e zemrës?”, shtoi ai.
Avokati pyeti edhe se “a ka ende plumb në shtyllën kurrizore Milani dhe a nuk dihet ende?”
“A do të mbetet invalid Milani dhe sa gjak ka humbur gjatë transportit nga Prokuplja në Nish? A është qëlluar Milani nga pas dhe pse? A kishin pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë uniforma maskuese pa shenja dalluese? A ka marrë pjesë, përveç ushtrisë, edhe ‘dikush tjetër’ në aksionin e gjuetisë ndaj Milanit? A ishin 3 xhipat në terren pa targa? A është kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes, kush e ka kryer dhe kur? Ku është ‘Lada Niva’-ja e Milanit? A menduat se kjo do të fshihej? A mendoni se askush, asnjëherë, nuk do të japë përgjegjësi?”, shkroi Niniq.



